Flash News

E-TJERA

Malaj: I vetmi vend, ku ministrat e Financave gëzohen kur marrin borxhe. Euforia e tyre është gropë e zezë

Malaj: I vetmi vend, ku ministrat e Financave gëzohen kur marrin borxhe.
Foto Ilustruese

Ish-ministri i Financave Arben Malaj, ka folur nga Korça lidhur me deklaratat e qeverisë, se ekonomia shqiptare po rritet dyfish.

Në një prononcim për mediet, Malaj tha se nuk po dyfishohet asnjë vlerë tjetër, përveç financimeve dhe lidershipeve euforike. Ish-ministri shtoi se Shqipëria është i vetmi vend, ku ministrat e Financave gëzohen sa herë që marrin borxhe, pa e kuptuar se borxhi, sipas tij, është nje ‘gropë e zezë’ për shqiptarët.

“Vetëm financimet euforike dhe lidershipet euforike rriten me shifra dyshifrore. Jemi i vetmi vend që ministrat e Financave në mënyrë periodike gëzojnë vetëm kur marrin borxhe, jo vetëm tani. Krizat kanë treguar që rritja e borxhit tek individët, tek familja, tek biznesi e tek shteti është rritje që prodhon krizë. Njerëzit me konservatorë, për marrjen e borxheve, për përgjegjësinë e marrjes së borxheve duhet të jenë ministrat e financës. Euforia e tyre dhe kënaqësia e tyre për rritjen e borxheve është gropë e zezë dhe barrë e rëndë për xhepat shqiptare”, tha Malaj.

Sai përket, luftës kundër pastrimit të parave, Malaj tha se është një rrezik potencial për Shqipërinë duke marrë si shembull konkret rritjen e çmimeve për apartamentet me qera në kryeqytet.

“Është risk potencial, ne tregjet shqiptare, dhe rasti me konkret është rritja e çmimeve e pasurive të paluajtshme në Tiranë dhe qytet kryesore çka është një kosto shtesë për klasën e mesme. Me këtë rritje çmimesh të gjithë kategoritë janë të pamundura të përballojnë jetesën e shtrenjtë, dhe ne do shohim që kryeqendrat me kullat e mëdha do jenë shtëpitë e atyre që kanë vënë para kriminale e jo atyre që kanë vënë para nga puna e tyre”, u shpreh ish-ministri.

Të fundit