Flash News

E-TJERA

Mali i Çikës digjet prej 3 ditësh, Meta thirrje urgjente: Ndalni pagesat fiktive për inceneratorët, shtoni fondet për zjarret

Mali i Çikës digjet prej 3 ditësh, Meta thirrje urgjente:

Presidenti Ilir Meta ka dalë me një apel urgjent për autoritetet ndërsa ka publikuar një foto në Facebook nga mali i Çikës në Vlorë, i cili vijon të mbetet në flakë prej tri ditësh.
Sipas Metës, zjarri po përparon drejt fshatit turistik të Dhërmiut, të tejmbushur me turistë, duke kërcënuar gjithashtu Kondraqin dhe Borshin, ndaj i bën thirrje qeverisë që të ndërpresë menjëherë pagesat e majme për inceneratorët dhe të shtojë fondet për mbrojtjen nga zjarret.

“Të ndërpriten urgjentisht pagesat fiktive për inceneratorët dhe të shtohet fondi për mbrojtjen nga zjarret!

Për tre ditë me radhë vatrat e zjarrit në Malin e Çikës në Vlorë po shkatërrojnë hektarë pyje, pasuri publike.

Siç dëshmon dhe kjo foto e fundit, flakët po përparojnë me shpejtësi drejt fshatit turistik të Dhërmiut, të tejmbushur me turistë, duke kërcënuar gjithashtu Kondraqin dhe Borshin.

Për fat të keq, Qeveria që paguan çdo ditë mijëra euro për mafien e inceneratorëve, vijon të mos shpenzojë as 1 cent për të shtuar fondin për mbrojtjen nga zjarret.

Lënia në mëshirë të fatit të pasurisë natyrore dhe moskokëçarja përballë kërcënimit serioz të shëndetit, jetës dhe pronës së qytetarëve është tronditëse!

I bëj thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse qendrore dhe vendore, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Agjencisë së Mbrojtjes Civile të ngrihen në këmbë, të marrin në dorë situatën dhe të reagojnë me urgjencë!

E konsideroj kriminale mosnxjerrjen e mësimeve nga e kaluara dhe mosveprimin në kohë në lidhje me zjarret!”, shkruan Meta.

Të fundit