Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
‘Mali’ i mbetjeve shtohet çdo ditë, inceneratori i fikur i Elbasanit djeg miliona lekë

Impianti i trajtimit të mbetjeve urbane në Elbasan u ndërtua në vitin 2017 me një kosto 26 milionë euro përmes një kontrate partneriteti publik privat. Pas hetimeve të SPAK, inceneratori i kaloi Agjencisë së Trajtimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, e cila ia dha në menaxhim “Eco Elb” një shoqëri publike, e krijuar në mars 2022 nga 7 bashkitë e qarkut Elbasan. Por a funksionon vërtet ky impiant?
Sipas të dhënave zyrtare të Eco-Elb sh.a, thuhet se impianti gjatë vitit 2022 ka punuar rreth 24 ditë dhe nuk ka punuar 341 ditë. E megjithatë bashkia Elbasan dhe mbikqyrësit e kontratës, nuk kanë bërë ndërprerjen e saj duke vazhduar t’i paguajnë shoqërisë “Eco-Elb” 2,500 lekë/ton. Në vitin 2023 Bashkia Elbasan ka lidhur sërish të njëjtën kontratë pa i bërë asnjë ndryshim, edhe pse sipas të dhënave zyrtare, për këtë vit inceneratori ka funksionuar pjesërisht për disa muaj.
Gazetari: Si je? Është z. Kaja këtu? (Administratori)
Punonjësi i “Eco Elb”: Jo!
Gazetari: Ku e gjejmë?
Punonjësi i “Eco Elb”: Tek Bashkia.
Gazetari: Nuk rri këtu? Nuk e ka këtu zyrën?
Punonjësi i “Eco Elb”: Jo, jo…!
Gazetari: Mund të hyjmë ne të shikojmë inceneratorin…?
Punonjësi i “Eco Elb”: Jo, jo! Këtu hyn vetëm me autorizim.
Gazetari: Autorizim nga kush?
Punonjësi i “Eco Elb”: Nga bashkia.
Gazetari: Po kjo është e bashkisë, apo është private?
Punonjësi i “Eco Elb”: Po,po, e bashkisë.
Gazetari: Lelin e gjejmë vetëm në Bashki? Ne na thanë rri këtu apo…?
Punonjësi i “Eco Elb”: Jo, jo, këtu s’ka njeri…
Gazetari: Pra, inceneratori nuk është vënë në punë?
Punonjësi i “Eco Elb”: Inceneratori është matanë nga krahu tjetër.
Gazetari: Si e shohim ne është në punë, apo jo?
Punonjësi i “Eco Elb”: Duhet të hyni brenda…!
Gazetari: Po është në punë? Punon?
Punonjësi i “Eco Elb”: S’mund të flas dot, pa marrë urdhra…
Gazetari: Eee.., s’punon, prandaj s’flet dot…
Në vitin 2024 sërish Bashkia e Elbasanit rinovon kontratën me “Eco Elb”, megjithëse për këtë vit, inceneratori nuk ka funksionuar asnjë ditë. Administratori Lel Kaja pranon faktin që inceneratori nuk punon dhe se firma që ai administron ka marrë pagesën e plotë nga bashkitë për të inceneruar mbetjet, por ato nuk janë inceneruar sepse impianti ka nevojë për remont.
Gazetari: Pse nuk ka punuar prej vitesh inceneratori?
Administratori Lel Kaja: Po kemi çuar ato njoftimet edhe në institucione edhe në shtyp. I kemi thënë kështu që s’ka punuar se ka defekt.
Gazetari: Ju si adminstrator keni marrë gjithë fondin që është parashikuar në kontratë për trajtimin, djegien…
Administratori Lel Kaja: Ne e kemi marrë të gjithë fondin, sipas parashikimit në kontratë.
Gazetari: Në kontratë është parashikuar 1 lekë për të trajtuar, djegur gjithë mbetjet, ndërkohë që nuk janë djegur, është bërë një mal me mbetje?
Administratori Lel Kaja: Po, po, ne e kemi marrë pagesën, nuk janë djegur, sepse impianti është në fazë remonti.
Gazetari: Ku kanë shkuar këto lekë që janë marrë për këtë trajtim?
Administratori Lel Kaja: Lekët …po,po, ato mund ta vërtetoni se ku kanë shkuar. Kemi letra për atë punë. Për informacionin që do, hajde nesër tek zyra, të sqaroj me detaje si e do, si s’e do…
Gazetari: Po s’ke çfarë sqaron se është bërë mali i mbetjeve, nuk janë djegur, lekët janë marrë.
Administratori Lel Kaja: Jo, jo! Ne i kemi të dokumentuara ato që kemi bërë. Kemi bërë pagesa për punë të ndryshme në incenerator, kështu është.
Gazetari: Ke marrë edhe pagesë për të djegur mbetjet, nuk janë djegur, janë bërë mal.
Administratori Lel Kaja: Patjetër! Ne e kemi marrë pagesën e plotë për djegie, nuk e kemi bërë sepse na u fik.
Ekipi i “Stop”në Tv Klan ishte prezent në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku u tentua rilidhja e kontratës, por u shty për në mbledhjen tjetër sapo u mësua interesimi i emisionit.
Anëtar i Këshillit Bashkiak: Kjo çështja e inceneratorit të Elbasanit është aferë e pastër korruptive, kriminale. E vërtetuar tashmë edhe nga organet qendrore të akuzës, edhe nga ne që s’e kemi votuar vit pas viti këtë punë. Edhe nga përfaqësuesit që nuk arrijnë dot të na japin një shpjegim, qoftë edhe teknik.
Anëtar i Këshillit Bashkiak: Kjo kontratë duhet të vijë, të relatohet nga “Eco-Elb sh.a”!
Kryetari i Këshillit Bashkiak: Pikërisht, unë po hedh në kuti këtë që thashë, meqë ne jemi në një vijë pak a shumë, meqë ka nevojë për të detajuar çdo lloj kosto…
Anëtar i Këshillit Bashkiak: Po vjet, e ke detajuar ti? Po vjet e ke detajuar ti? E ke detajuar vjet…?
Kryetari i Këshillit Bashkiak: Kush është pro propozimit të Ilirit dhe atë, që thanë ata…?
Sapo u mësua prania e “Stop” në mbledhje, u kërkua shtyrja e saj.
Kryetari i Këshillit Bashkiak: Kush është pro që të hiqet nga rendi i ditës dhe të diskutohet muajin tjetër…?
Nga ana tjetër policia dhe Prokuroria e Elbasanit kanë ushtruar kontrolle dhe kanë sekuestruar dokumente në ambientet e Inceneratorit të Elbasanit.
Krahas hetimit të SPAK, është regjistruar një procedim në Prokurorinë e Elbasanit dhe pistat kryesore të këtij hetimi janë zjarrrvënia në korrik 2023 që iu bë mbetjeve urbane jashtë impiantit, shpërdorimi i detyrës dhe korrupsioni, vepër penale, që rëndon mbi administratorin e “Eco Elb sh.a”./KlanTV
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38