Flash News

E-TJERA

Mali i Robit pa energji elektrike, bizneset e banorët në ‘terr’ prej mbrëmjes së djeshme

Mali i Robit pa energji elektrike, bizneset e banorët në

Duket se qeveria ka filluar ndërprerjet e para të energjisë në vend.

Banorët e zonës bregdetare të Malit të Robit ankohen se kanë mbetur pa energji elektrike që prej mbrëmjes së djeshme rreth orës 20.00.

Kjo situatë ka krijuar problematika të shumta te banorët e zonës, por edhe te bizneset.

Nga ana tjetër, OSHEE nuk ka njoftuar ndërprerje të energjisë për shkak të ndonjë remonti.

Mali i Robit pa energji elektrike, bizneset e banorët në

Kryeministri Edi Rama tha se nuk do ketë ndërprerje të energjisë, pasi qeveria e ka situatën nën kontroll, por duket se kjo ka qenë fjalia propagandistike e radhës.

Kujtojmë se qeveria ka rritur çmimin për familjet që harxhojnë mbi 800 kët dhe më të prekurit do të jetë shtresa e mesme.

 

Të fundit