Flash News

E-TJERA

Mali i Zi nis hetimet ndaj presidentit Gjukanoviç, akuzohet si i përfshirë në skemën e pastrimit të parave bashkë me Rezart Taçin

Mali i Zi nis hetimet ndaj presidentit Gjukanoviç, akuzohet si i

Prokuroria Speciale e Malit të Zi ka nisur hetimet presidentin Milo Gjukanoviç, pasi dyshohet se është i përfshirë në skemën e pastrimit të parave ku është i akuzuar dhe biznesmeni shqiptar Rezart Taçi.

Mediat nxorën përgjimet e Taçit, ku biznesmeni shqiptar thoshte se kishte përfshirë Gjukanoviçin në transfertat e parave në Prva Bank në Mal të Zi, ku ka aksione Aco Gjukanoviç, vëllai i presidentit.

Prva Bank dhe i ka mohuar akuzat, ndërsa Gjukanoviç ka thënë se me kënaqësi do t'u përgjigjet të gjitha pyetjeve nga Prokuroria.

Ai tha gjithashtu se nuk kishte asnjë kontakt me biznesmenin shqiptar apo ndonjë person tjetër të përfshirë dhe pretendoi se kjo ishte një akuzë e rreme që synonte të largonte vëmendjen nga çështje të rëndësishme të jetës politike dhe publike.

“Është një aferë tërësisht e fabrikuar. Unë nuk e di kush janë njerëzit, as kam pasur kontakt me ta në asnjë mënyrë”, tha Gjukanoviç në një konferencë për shtyp në Cetinje më 17 nëntor.

“Ky është një falsifikim i plotë, por këto falsifikime janë bërë një lloj praktike në jetën politike në Mal të Zi”, shtoi ai.

Gjukanoviç po hetohet gjithashtu për zbulimet në Pandora Papers, ku ai dhe djali i tij, Blazo akuzohen se kanë derdhur para në llogaritë offshore nëpërmjet një rrjeti kompanish në Mbretërinë e Bashkuar, Zvicër, Ishujt Britanikë, Panama dhe Gjibraltar.

Sipas OJQ-së kundër korrupsionit MANS, në vitin 2012 Milo dhe Blazo Gjukanoviç nënshkruan kontrata sekrete për menaxhimin e aseteve të tyre, duke u fshehur pas rrjetit të kompanive në pesë vende. Ai shtoi se Blazo e ka përdorur atë rrjet për të fshehur dy kompani të tjera.

Kujtojmë që hetimet për skemën e pastrimit të parave ku është i përfshirë Taçi janë kryetar nga SPAK dhe autoritetet italiane. Dyshohet se skema drejtohej nga një italian, i akuzuar për lidhje me grupin mafioz të "Cosa Nostra-s".

Sipas SPAK, Taçi kishte përfshirë kunatin dhe ish-shoqëruesin e tij për të kryer veprimet në bankat shqiptare, akuza që janë mohuar nga biznesmeni.

Të fundit