Flash News

E-TJERA

Maliq/ 37-vjeçari mbërrin pa shenja jete në spital, dyshimet e para të policisë

Maliq/ 37-vjeçari mbërrin pa shenja jete në spital, dyshimet e

Ka mbërritur i pajetë në spitalin e Korçës një 37-vjeçar.

Policia bën me dije se familjarët e kanë dërguar O. Xh., pa shenja jete, ndersa njihej si përdorues i lëndëve narkotike.

“Mbrëmjen e sotme, jemi njoftuar se në Spitalin e Korçës, ka mbërritur i pajetë, pa shenja dhune në trup dhe i shoqëruar nga familjarët e tij shtetasi O. Xh., rreth 37 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq.

Nga të dhënat e para dyshohet se ky shtetas ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit