Flash News

E-TJERA

Maliq/ Plagosi gruan e djalin dhe hapi zjarr ndaj policisë, 62-vjeçari ekzekutohet nga RENEA

Maliq/ Plagosi gruan e djalin dhe hapi zjarr ndaj policisë,

Vritet nga forcat RENEA Ramiz Muçollari 62 vjeç pasi nuk iu bind urdhrave të policisë për dorëzim dhe qëlloi disa herë me armë drejt efektivëve.

Nngjarja e rëndë u shënua mëngjesin e sotëm në fshatin Qesarakë në Maliq, pasi policia shkoi të arrestojë 62 vjeçarin, i cili kishte goditur më parë bashkëshorten me thikë në këmbë, ndërsa djalin e ka me mjet të fortë në kokë.

Pas marrjes së njoftimin policia ka mbërritur në banesën e autorit për ta arrestuar, por ky i fundit u izolua në banesë dhe hapi zjarr ndaj tyre disa herë.

Pas negociatave për t’u dorëzuar, 62-vjeçari nuk ka pranuar, ndërsa mësohet se RENEA e ka qëlluar për vdekje Muçollarin.

bashkëshortja, Pëllumbesha Muçollari, 58 vjeçe dhe djali i tij Kamber Muçollari 27 vjeç janë në spital jashtë rrezikut për jetën.

Sipas deklarimeve paraprake të marra familjarëve të tij, dyshohet se Ramiz Muçollari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Të fundit