Flash News

E-TJERA

Maliqi komenton zhvillimet në PD: Meta-Berisha është binomi që do të rrëzojë Ramën

Maliqi komenton zhvillimet në PD: Meta-Berisha është binomi

Ish-deputeti Lefter Maliqi u shpreh se sot ishte ditë e mirë për PD, pasi u zgjodh Kryesia e kësaj partie, duke theksuar se kishte dhe prurje të reja.

Ai tha se rikthimi i Jozefina Topallit është një vlerë për partinë ndërsa ka pëshëndetur rikthimin e Ina Zhupës dhe votat për Belind Këlliçin.

Gjithashtu u shpreh për “Ora News”, se opozita ishte blerë nga një kryeministri Edi Rama, duke nënvizuar se rikthimi i Sali Berishës është i rëndësishëm.

“Përveç kësaj ngjarje të rëndë ishte një ditë e mirë për PD. E patë votimin e Këshillit Kombëtar ku numërimi i votave u bë mediatik. Pati prurje të reja në Kryesinë e PD-së.

Mu bë qejfi që më i votuari ishte Belind Këlliçi dhe Ina Zhupa dhe disa të tjerë. Rikthimi i Topallit është një vlerë për PD sepse ka njohje të mëdha në PD. Ne kemi pas një opozitë që ishte blerë nga një kryeministër mafioz, dhe për shqiptarët erdhi një moment. Koha e thërriti Berishën në skenë, pavarësisht veprimit të “non grata nga SHBA”, tha Maliqi.

Ky i fundit nënvizoi se binomi Sali Berisha-Ilir Meta do të rrëzojnë socialiste dhe do të kthejnë pluralizmin në vend.

“Për shqiptarët sot dhe 25 prilli lind opozita e vërtetë. Dhe binomi Meta- Berisha është binomi që do të rrëzojë Ramën dhe këtë qeverisje. Do bashkojë opozitën dhe socialistët e zhgënjyer, që do të mbrojë demokracinë dhe do të rikthejë pluralizmin në Shqipëri”, shtoi ai.

 

Të fundit