Flash News

E-TJERA

Mall i shqiptarëve, sekuestrohet 48 kg dr*gë në Hamburg

Mall i shqiptarëve, sekuestrohet 48 kg dr*gë në Hamburg

48 kg kokainë është sekuestruar në portin e Hamburgut. Kokaina, sipas zyrës së hetimit doganor, vinte nga Amerika e Jugut, dhe dyshohet se grupi i përfshirë në transportim të lëndës narkotike përbëhej nga një 9-vjeçar nga Shqipëria.

Në momentin e zbulimit të kontenierit me kokainë, policia ka arrestuar 6 persona të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Gjithashtu, janë ushtruar kontrolle në 14 prona të dyshuara se ruanin lëndën narkotike.

Gjatë këtyre kontrolleve, janë sekuestruar edhe substancë tjera të ndaluara, duke përfshirë 160 gramë kanabis, makineri izolimi me vakum, steroid anabolikë, telefona celularë, kompjuterë, mjete ruajtjeje, si dhe dokumente transporti për kontejnerë dhe dokumente tjera si provë. Po ashtu, janë sekuestruar tre makina, llogari bankare të ndryshme, 900 euro cash dhe një orë e cilësisë së lartë.

Hetimet e mëtejshme nga Zyra e Hetimit Doganor të Hanoverit janë ende në vazhdim për të zbuluar detaje dhe përpunuar veprimet kriminale të përfshira në këtë ngjarje.

Të fundit