Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
‘Mallkimi’ i qeverisë Rama me ministrat e Brendshëm, skandalet që larguan Tahirin, Xhafajn dhe Lleshajn

Në dy mandate, qeveria e drejtuar nga kryeministrit Edi Rama është përballur me akuza të forta dhe është vënë shpesh nën trysni nga opozita për shkak të emrave që kanë përfaqësues PS-në, sidomos në rang ministrash.
Gjatë këtyre dy mandateve, Rama ka reflektuar shumë ndryshime në qeveri, ndërsa disa prej tyre kanë ardhur pas akuzave, apo edhe presioneve të ndërkombëtarëve, si kusht për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.
Konkretisht, Rama, gjatë qëndrimit në pushtet, i është dashur të përballet me ndryshime më të shpeshta kryesisht në nivel ministrash në një prej dikastereve më të rëndësishme, Ministrinë e Brendshme.
Siç dihet, në tri vitet e fundit, kjo ministri ka ndërruar tre ministra, Saimir Tahirin, i cilësuar edhe si ‘ministri kampion’ i Ramës, pas tij, Fatmir Xhafajn dhe së fundmi Sandër Lleshajn.
Por, cilat janë akuzat me të cilat u përballën deri në largimin e tyre?
Saimir Tahiri

Në fillim të marsit 2017, Saimir Tahiri dha dorëheqjen nga detyra e tij si ministër i Brendshëm.
Ai u akuzua për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike.
Dorëheqja e Tahirit erdhi pas presionit të qeverisë dhe parlamentin gjerman ndaj Kryeministrit Rama, si kusht për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.
Fillimisht, akuzat ndaj Tahirit si bashkëpunëtor me vëllezërit Habilaj u bënë nga Dritan Zagani, ish-punonjës i shërbimit anti-drogë në policinë e Fierit dhe më parë punonjës i policisë kufitare në Vlorë.
Në 2015-ën, Zagani akuzoi se Tahiri kishte vënë në dispozicion të tyre makinën e tij, tashmë të famshme, audi me targë AA003GB, me të cilën Habilajt kryenin trafikun e drogës drejt Greqisë, duke qenë se policët kufitarë nuk guxonin të kontrollonin makinën personale të ministrit të tyre.
Nga hetimet e prokurorisë së Katanias, u zbuluan prova për përfshirjen e ish-ministrit të Brendshëm Tahiri në organizatën kriminale të vëllezërve Habilaj.
Fatmir Xhafaj

Fatmir Xhafaj, Ministër i Brendshëm që nga marsi 2017 dha dorëheqjen pa dhënë shpjegime në 27 tetor 2018.
Xhafaj mori postin e ministrit të Brendshëm pas dorëheqjes së Saimir Tahirit, megjithatë mandati prej pak më shumë se një vit si Ministër i Brendshëm u shoqërua me akuza të shumta nga opozita.
Gjatë kësaj periudhe, Xhafaj ishte në qendër të akuzave të opozitës.
Fillimisht i rikujtoi se Xhafaj ka qenë hetues në Krujë në kohën e Komunizmit në vitet 1982-84 si dhe drejtues i organizatës së Rinisë së Partisë së Punës. Dy ish të dënuar deklaruan për Partinë Demokratike se ai kishte ushtruar dhunë ndaj tyre kur kishte qenë hetues. Xhafaj mohoi akuzat. “Kurrë nuk kam ushtruar dhunë ndaj dikujt”, tha ai.
Pak muaj më vonë, opozita nisi një sulm tjetër kundër tij, duke e akuzuar për lidhje me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës, konkretisht e akuzonte për favorizim të vëllait të tij Agron (Geron) Xhafaj për t'i shpëtuar drejtësisë italiane, e cila e kishte dënuar me vendim të formës së prerë për trafik droge.
Në maj 2018, opozita publikoi një vendim të gjykatave italiane në bazë të së cilit, Agron Xhafaj, vëllai i ministrit, ishte i dënuar për trafik droge në Itali. Në zyrat e opozitës u publikua një përgjim që sugjeronte se Agron Xhafaj, i cili prezantohet edhe me emrin Geron, ishte ende aktiv në trafikun e lëndëve narkotike.
Qeveria e deklaroi përgjimin e publikuar nga opozita një montazh. Rama deklaroi se përgjimi ishte i pavërtetë. Por ndërkohë, Agron Xhafaj pranoi vullnetarisht të ikte në Itali për t’iu dorëzuar drejtësisë për të vuajtur dënimin e marrë për një episod trafiku të vitit 2002.
Sandër Lleshaj

Së fundmi, në 10 dhjetor 2020, Sandër Lleshaj ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga posti i Ministrit të Brendshëm, pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në të gdhirë 8 dhjetori ku mbeti i vrarë nga një efektiv policie i riu Klodian Rasha dhe 48 orë pas protestave të shoqëruara me dhunë dhe përplasje me policinë në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit.
Në karrierën e tij, Lleshaj deri në vitin 2013 ishte pjesë e Forcave të Armatosura me gradën madhore Gjeneral Brigade dhe Zëvendës-Shef i Shtabit të Përgjithshëm.
Në shtator të atij viti ai ishte angazhuar si këshilltar për sigurinë pranë kabinetit Rama, pozicion të cilin e mbajti për gjashtë vite deri në momentin kur u bë ministër.
Lleshaj e nisi detyrën duke propozuar emërimin në polici të ish-ushtarakëve të dalë në lirim, propozim që nuk gjeti mbështetje as nga socialistët. Ai e justifikoi propozimin me përpjekjen e tij për të reformuar policinë, reformim që më pas e kaloi vetëm përmes procesit të vetingut.
Përmes nismave të tij qeveria ndryshoi kodin penal, kodin rrugor dhe ligjin e policisë duke i dhënë kësaj të fundit kompetenca për përgjimin dhe vëzhgimin ambiental.
Opozita e ka kritikuar shpesh për udhëzimin e policisë, kryesisht në rastet e protestave, për të përdorur gaz lotsjellës dhe sidomos për ndërhyrjen e dhunshme me forca të armatosura në rastin e shembjes së Teatrit Kombëtar.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38