Flash News

E-TJERA

‘Mallkimi’ vazhdon për Armando Brojën, largohet nga fusha i dëmtuar

‘Mallkimi’ vazhdon për Armando Brojën, largohet nga fusha

Sulmuesi shqiptar i Everton, Armando Broja, ka pësuar një shqetësim gjatë ndeshjes së dytë si titullar për ekipin e tij, duke e lënë fushën vetëm pas 30 minutash lojë.

Në minutën e 19-të, Broja tentoi një gjuajtje, por goditi tokën dhe pas ndihmës mjekësore, ai vazhdoi të luante për 12 minuta të tjera.

Megjithatë, në minutën e 32-të, ai u detyrua të largohej nga fusha, dhe trajneri Dyche aktivizoi Calvert Lewin në vend të tij.

Aktualisht, nuk ka informacione të tjera për dëmtimin e Brojës, por te Everton shpresojnë që situata të mos jetë serioze.

23-vjeçari ka kaluar një periudhë të vështirë për shkak të një dëmtimi që e mbajti larg fushës për një kohë të gjatë.

Të fundit