Flash News

E-TJERA

Mallra kontrabandë drejt Shqipërisë, arrestohen babë e bir

Mallra kontrabandë drejt Shqipërisë, arrestohen babë e bir

Dy persona, babë e bir, janë arrestuar pasi transportonin mallra kontrabandë drejt Shqipërisë. Sipas policisë, mallrat magazinoheshin në një subjekt në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.

Ky subjekt ishte nën administrimin e dy të arrestuarve, Sh. A., 58 vjeç, dhe E. A., 29 vjeç.

Mallrat pasi magazinoheshin në subjekt shpërndaheshin nga A. A., 24 vjeç, punonjës i cili është proceduar në gjendje të lirë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mallra të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara.

Të fundit