Flash News

E-TJERA

Malltezi: Vrasja e gjyqtarit në sallën e gjyqit, kronikë e paralajmëruar

Malltezi: Vrasja e gjyqtarit në sallën e gjyqit, kronikë e

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi komentoi vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, pak ditë më parë.

I ftuar në Syri tv, Malltezi theksoi se mungesa e drejtësisë sjell këtë situatë, e cila është kronikë e një ngjarje të paralajmëruar.

"Ajo që ndodhi dje, mbledhja e institucioneve të drejtësisë për vrasjen e gjyqtarit në sallën e gjyqit, ishte një ballo me maska. Ishte ballo me maska, pasi asnjë aty nuk guxoi të fliste një fjalë kundra Edi Ramës dhe vetes së tyre.

Situata ku e kanë sjellë është tragji-komike dhe e kanë sjellë këta, Edi Rama dhe trupa e drejtësisë që janë aty, folën dhe thanë duam siguri por nuk tha kush që duam gjyqtarë. Janë qesharakë. Të gjithë për fat të keq, gjyqtarët e Gjykatës së Lartë janë lepe-peqe të Edi Ramës. Në Gjykatën Kushtetuese vetëm dy nuk janë lepe-peqe të Edi Ramës’, theksoi Malltezi.

Të fundit