Flash News

E-TJERA

“Mami ia pranoi tradhtinë”, zbardhet dëshmia e djalit të Goxharës, lëvizjet e ish-efektivit pas plagosjes

“Mami ia pranoi tradhtinë”, zbardhet dëshmia e djalit

Djali i Erjon Goxhars ka dëshmuar para uniformave blu se nëna e tij ia kishte pranuar ish-efektivit tradhtinë me Lorenc Kostën. Djali i ish-efektivit ka rrëfyer itinerarin që ka ndjekur fillimisht me të atin.

Ai pohon se babai e ka telefonuar dhe i ka treguar se kishte plagosur Kostën e më pas i ka kërkuar ta presë tek rreth i Shkozës. Sipas djalit, ai dhe babai janë larguar drejt Freskut ku i kanë pikasur disa polica. Sapo Goxhara ka dëgjuar efektivët është larguar me vrap.

Më pas, siç rrëfen djali, atë e ka marra daja, punonjës policie, dhe kanë shkuar drejt Drejtorisë së Policisë.

Dëshmia e plotë e djalit të Erjon Goxharës:

Rreth orës 14:35 kur unë isha bërë gati për të dalë nga shtëpia dhe të shkoja në punë mua më ka marrë në telefon sërish babai im dhe më ka thënë se kishte plagosur Lorencin me armë. Unë e kam pyetur i revoltuar se përse e bëri. Ne kemi biseduar disa here pas kësaj telefonate ku ai më ka thënë që të dilja te rrethi i Shkozës pasi ne do te shkonim ne zonen e Freskut pasi atij i duhej te shkonte atje. Gjate kohes qe ne kemi komunikuar ne telefon une kam vene re qe ai ishte ne gjendje shume te renduar psikologjike dhe mua mu duk qe ai gjate tere kohes ishte ne panik.

Une kam dal ne vendin ku ai me tha qe ta prisja dhe gjate rruges qe ai po vinte kemi komunikur disa here te tjera ku e pyesja se ku ishte dhe nese ishte mire. Pasi babi ka ardhur te rrethi i Shkozes ne kembe ne kemi marre nje taxi dhe jemi nisur per ne zonen e Freskut. Kemi ndjekur rrugen nga rrugicat ku banon ish-presidenti Bamir Topi kemi dal te restorant Fresku dhe me pas kemi marre rrugen per nga zona e thesarit ne Fresk. Gjate rruges pasi dhe une kam qene shume i tronditur nga cfare kishte ndodhur mesa mbaj mend babai im ka biseduar disa here ne telefon mesa une kuptova me drejtues policie te pyesnin se ku ai ndodhej por babi u ka thene qe nuk ua tregonte se ku ndodhej. Sapo ne kemi mberitur te zona e thesarit te shtetit kemi zbritur te dy nga taksia dhe shoferit te taksise i tha te priste kurse mua me tha qe ta ndiqja nga pas. Menjehere ne kete moment sapo ne kemi zbritur na jane afruar 2 punonjes policie te veshur civil te cilet e kane thirrur ne emer babain tim Erjon dhe ai sapo i pa u largua me vrap ne drejtim te rrugicave te pallateve prane thesarit duke u thene ketyre personave qe me mire vras veten sesa te kalbem ne burg. Kete persona e kane thirur Erjon hajde me ne por babi u largua me vrap dhe keta te dy e kane ndjekur me vrap nga pas. Menjehere pas kesaj shoferi i taksise u largua kurse une kam qendruar ne trotuar dhe nga nje mjet tip BMW x5 ngjyre e bardhe mua me ka thirur nje person qe te afrohesha une kam refuzuar dhe me pas nga kjo makine ka zbritur dajua im i cili quhet Marsel Seferi dhe eshte punonjes policie ne dijenine time ne Strukturat Operacionale te Policise.

Ai me u afrua mua dhe me mori dhe se bashku ne hipem ne mjetin BMË x5 per te cilin pasi e pyeta ai me tha se eshte mjet i punes. Mua dajua pasi kam hipur ne mjetin ne fjale me ka thene se do te shkonim te Drejtoria e Policise ku une do te jepja deklarime per cfare dija dhe se cfare kishte ndodhur. Pak a shume ky eshte intenerari levizjeve te mia sot dhe se cfare ka ndodhur, une kaq arrij te mbaj mend pasi jam dhe shume i tronditur psikologjikisht nga e gjitha cfare ka ndodhur. Ndër të tjera shtoi se midis prinderve te mi ka rreth nje muaj qe kane lindur disa kontradita dhe debate mosmarveshje. Mesa une kam kuptuar dhe kam degjuar keto debate kane lindur pasi im ate dyshonte se mamaja ime e tradhetonte ate me nje koleg te punes. Mamaja ime prej afro 5 vitesh punon si specialiste prane ERE-s. Pasi im ate e ka provokuar ne lidhje me nje koleg te sajin te quajtur Lorenc mami ja ka pranuar babit qe dyshimet qe ai kishte ne lidhje me Lorencin ishin te verteta dhe se ajo e kishte tradhetuar.

Të fundit