Flash News

E-TJERA

“Mami im për kryetare bashkie”, As PS as BF, fletët “meme” të votimit

“Mami im për kryetare bashkie”, As PS as BF, fletët
Edhe në këto zgjedhje të 14 majit kemi disa perla në fletët e votimit, ku votuesit kanë refuzuar të votojnë kandidatët që janë miratuar nga KQZ.

Një votues në bashkinë e Tiranës ka preferuar që votën mos t’ja japë asnjë kandidati por mamit të vet.

Votuesi e ka bërë votën e tij automatikisht të pavlefshme pasi ka shtuar një kandidate për kryetar bashkie. Ajo është mami i tij/e saj.

Ndërsa në bashkinë e Pogradecit një tjetër votues/e “”ka votuar” yllin e repit Korean Min Yoon-gi për kryetar bashkie.

Në fund të fletës së votimit është vizatuar edhe një zemër e madhe për të treguar dedikimin ndaj yllit të repit që performon në Korenë e Jugut.

Ndërsa në një qendër numërimi është gjetur një fletë, ku një tifoz i skuadrës së Milanit ka shprehur dashurinë e tij për skuadrën e zemrës.

Numëruesit tregojnë nga kamera fletën e votimit, duke e shpallur të pavlefshme ndërsa numëruesi tjetër qesh dhe lexon ç’ishte shkruar.

“E pavlefshme, çfarë thotë? Forca Milan!,”-dëgjohet në një video të publikuar dhe të shpërndarë masivisht  në rrjetet sociale.

Sakaq një rekord fletësh votimi janë shpallura të pavlefshme në zgjedhjet lokale, vetëm në Bashkinë e Durrësit numërohen plotë 2465 fletë votimi të pavlefshme.

Të fundit