Flash News

E-TJERA

'Mami s’merr dot frymë...' Brataj nis 'aksionin' me kamerat e ERTV-së, tregon si funksionon Urgjenca: Kur të mos kemi vend do i shtrojmë në stadium, si bota!

'Mami s’merr dot frymë...' Brataj nis 'aksionin'

Shefi i Urgjencës, Skënder Brataj ka treguar punën e përditshme të Urgjencës Kombëtare, që nga marrja e një telefonate, tek momenti kur mjekët shkojnë në banesë dhe asistojnë të sëmurët me Covid 19.

Me marrjen e një telefonate nga një zonjë se e ëma 82-vjeçe ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore dhe mezi merrte frymë, Brataj përveshi mëngët dhe me dy mjek të tjerë e nën ‘shoqërinë’ e kamerave të ERTV-së, kanë kryer kontrollin.

“Sapo ra pandemia ne shtuam personel Morëm 10 mjekë dhe infermierë. Në spitale transportohen pacientët duke telefonuar vetëm përmes 127. Se po shkoi me mjetin e vetë do shkojë me dikë tjetër. Pra për të frenuar përhapjen e pandemisë ne shtuam 45 persona shtesë në punë. Me hapjen e Covid-2 pastaj lindi nevoja edhe për transport nga një spital tek tjetri. Ambulancat janë të pajisura me të gjitha mjetet e nevojshme edhe me respiratorë”, tha Brataj.

“Kemi 2 bombula me oksigjen. Rastis që të ketë edhe radhë. Ka nevojë për kohë edhe nga ana administrative. Nuk ka lidhje me ezaurimin. Nuk jemi deri në atë pikë. Kur t’i mbushim të gjitha do t’i trajtojmë në shtëpi, korridore, hotele, stadiume si e gjithë botë”, shtoi më tej Shefi i Urgjencës.

Sipas Bratajt, nga 9 marsi janë bërë 11514 vizita vetëm për COVID në banesë, ose 44 në ditë, nga të cilat 5455 janë transportuar në spital.

Nga data 9 mars deri më sot kemi 623 mijë thirrje, me një masatare 2381 në ditë. Në këtë periudhë janë bërë 99710 pra rreth 100 mijë vizita në shtëpi. Kemi pasur mesatare 250 në kushte normale pra kemi mbi 30% rritje të vizitave në shtëpi.

Ishin rreth 172994 thirrje për koronën në ditë, 11514 vizita vetëm për COVID në banesë, ose 44 në ditë, nga të cilat 5455 janë transportuar në spital, ndërsa në vendngjarje pra në banesë janë trajtuar 6059 që përbëjnë 52.5% të të gjithë numrit të vizitave".

Pamjet janë shpërndarë edhe nga vetë kryeministri Edi Rama dhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, të cilët e cilësonin “Urgjencën kombëtare të Shqipërisë si një shembëlltyrë e simotrave në Europë”.

“Urgjenca kombëtare e Shqipërisë është sot një shembëlltyrë e simotrave në Europë dhe vetëm ta mendosh se çfarë do të kishte hequr ky popull, sikur largqoftë Armiku i Padukshëm të na kishte gjetur me autoambulancat rrangalle e me linjat fikse të telefonave të zinj të kohës së qepës, që ishin të vetmet mjete të urgjencës deri 7 vjet më parë, të rrëqethet mishi! #RESPEKT për ekipin fantastik të Urgjencës Kombëtare që në këtë kohë të mallkuar i gjendet pranë popullit 24 orë papushim dhe ka shpëtuar mijëra jetë, nën trysninë e dyfishtë të ofensivës së virusit vrastar e të baltës lehëse të atyre që luftojnë kundër nesh, teksa ne luftojmë me mish e me shpirt me Armikun e Padukshëm”,- shkruan Rama.

Të fundit