Flash News

E-TJERA

Manasatirliu inspekton ‘COVID 3’: Gati hapja nëse shtohen rastet, Çomo: 95% e të shtruarve të pavaksinuar

Manasatirliu inspekton ‘COVID 3’: Gati hapja nëse shtohen

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka inspektuar pavionet e spitalit ‘COVID 3’ i cili po bëhet gati për tu rihapur nisur nga shtimi i rasteve të reja me Covid-19 dhe numri i pacientëve që kërkojnë trajtim spitalor.

Gjatë inspektimit, Manastirliu tha se do të angazhohen sërish stafet mjekësore përforcuese, teksa theksoi se 95% e të shtruarve janë të pavaksinuar.

“Ne jemi duke u përgatitur që në rast se do të vijojmë të kemi më shumë raste që do të kërkojnë shërbim spitalor, jemi tashmë gati. Ashtu sikurse është bërë në planin tonë të vjeshtë-dimrit të hapim struktura të reja dhe të rihapim në fakt Covid3, sipas pavioneve të caktuara, siç e kemi vendosur edhe të marrim stafet paraprake, ata të cilët do të shërbejnë, të cilët praktikisht janë gati sepse kanë shërbyer më parë në këtë struktura. Janë rreth 95% e pacientëve që janë të pavaksinuar, por që këtu tani luajnë shumë rol edhe familjarët”, bëri me dije Manastirliu.

Në kuadër të muajit shtator si muaj i hapur i vaksinimit, Manastirliu tha se do të vijohet me vaksinimin e studentëve të cilët do të ulen në auditor, për të minimizuar problematikat e shëndetit që sjell virusi.

“Edhe shtatori është sërish muaj i hapur për të vijuar vaksinimin +18 vjeç, për të vijuar vaksinimin sidomos me studentët të cilët do të jenë në auditore dhe që është shumë e nevojshme vaksinimi i tyre, në mënyrë që të ulim infektueshmërinë, por mbi të gjitha të ulim edhe problematikat e shëndetit që sjell virusi”, ka apeluar Manastirliu.

Shefja e Shërbimit Infektiv, Najada Çomo tha se numri i të shtruarve po vjen duke u rrite dhe pjeaa më e madhe janë të pavaksinuar edhe të grupmoshave të reja.

“Numri i pacientëve të shtruar në spitalin Covid 1 ka ardhur duke u shtuar nga fund korriku deri tani, në ditët e fundit të gushtit. Ajo që vihet re është që kemi grupmosha të ndryshme, ku veçohen dhe moshat 20 vjeç e lart, pra moshat e reja. Natyrisht që pjesa më e madhe e pacientëve të shtruar janë të pavaksinuar, pra mbizotërojnë të pavaksinuarit”, u shpreh Ccomo.

Të fundit