Flash News

E-TJERA

Manastirliu: Kemi sinjale për variante të reja të Covid-19 në Shqipëri

Manastirliu: Kemi sinjale për variante të reja të Covid-19

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaron se ka sinjale laboratorike që në Shqipëri të ketë prezencë nga variantet e reja të Covid-19.

E ftuar në emisionin “Opinion”, Manastirliu tha se infektimi i grupmoshave të reja me këtë virus vjen për shkak të këtyre varianteve.

“Trendi i lartë vlerësohet nga ekspertët vjen si rezultat i grumbullimeve në ambiente të mbyllura dhe të hapura dhe për shkak të varianteve të reja të COVID-19. Kemi sinjale laboratorike që në Shqipëri mund të qarkullojnë këto variante.

Ne kemi dyshimet arsyeshme në ISHP dhe lidhur me prekjen e fashës së grupmoshave të reja. Gjithë reflektimi i post festave ka rezultuar me rritje të infeksionit.

Komiteti i Eksperteve i cili ndjek situatën i merr vendimet në varësi të disa kritereve dhe situatës epidemiologjike, ne nuk jemi një vend që nuk kemi pasur masa. Ajo që ne po vuajmë sot është mos zbatimi i masave.”tha Manastirliu.

 

Të fundit