Flash News

E-TJERA

Manastirliu: Sot vijnë 11.700 doza nga Pfizer, do ulet fasha e vaksinimit

Manastirliu: Sot vijnë 11.700 doza nga Pfizer, do ulet fasha e vaksinimit

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi se sot pritet të mbërrijnë 11.700 vaksina nga Pfizer. Gjatë paradites së sotme mbërritën 20 mijë doza Astrazeneca dhuratë të Greqia.

Ajo tha se janë më pak se 170 raste aktive në të gjithë vendin. Sipas ministres, deri më tani në vendin tonë 967 vaksinime. 360 mijë qytetarë i kanë marrë të dyja dozat. Ndërkohë fasha e vaksinimit ka zbritur në 57-vjeç.

Manastirliu bëri me dije se kontrata me kompanitë turke pritet të vijnë edhe 500 mijë vaksina kineze, që do të sjellë uljen e mëtejshme të fashës së grup-moshave.

"Sot kemi më pak se 170 raste aktive në të gjithë vendin. Kemi një rënie të ndjeshme të indikatorëve matëse që është 5 raste për 100 mijë banorë. Sot presim 11700 doza të vaksinës Pfizer.

Arrijmë në 967 mijë vaksina të mbërritura në vendin tonë. Marrëveshja që sjellim për miratim në këtë seancë garanton edhe 500 mijë doza të vaksinës Sinovac. Kjo do të shërbejë edhe për zgjerimin e fashës së vaksinimit. 360 mijë qytetarë kanë kryer të dy dozat e vaksinës. Sot fasha e vaksinimit ka zbritur në 57-vjeç, përpos vaksinimit të kombinuar", tha Manastirliu.

Të fundit