All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Manastirliu të spitali Covid 3: Situata është delikate, të hënën mbërrijnë edhe 15,000 vaksina Pfizer

All - Paragraf - 1

Manastirliu të spitali Covid 3: Situata është delikate, të

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për t’u bërë një front përballë COVID19, gjatë takimit me mjekë dhe infermierë të Spitalit COVID 3, ku vlerësoi punën e tyre në betejën e gjatë me virusin e rrezikshëm.

All - Paragraf - 3

Ministrja tha se situata është delikate dhe u bëri apel qytetarëve për zbatimin e rregullave antiCOVID, për këputjen e zinxhirit të infeksionit.

"Jemi në një situatë delikate dhe gjithë angazhimi i personelit shëndetësor është i drejtuar në dhënien e shërbimeve këtyre pacientëve. Janë më shumë se 600 pacientë që janë duke u trajtuar në spitalet tona, qoftë në spitalin Infektiv, në spitalin "Shefqet Ndroqi", në COVID 3, COVID 4 dhe spitalet rajonale që tashmë janë të hapura. Por ēshtë momenti për një thirrje për njerëzit: Sa më shumë të kujdesshëm, aq më pak raste në spitale, aq më pak fatalitete”, nënvizoi Manasirliu.

Ministrja e Shëndetësisë u shpreh gjatë takimit me mjekët dhe infermierët, se, me ardhjen e dozave të tjera të vaksinave, procesi do të intensifikohet.

“Pritet që të vijë ngarkesa e radhës së Pfizer ditën e hënë, rreth 15 mijë vaksina vijnë për të intensifikuar vaksinimin. Pritet gjithashtu që brenda 10 ditëshit të parë të Marsit të vijnë edhe 14,400 vaksina të AstraZeneca, nëpërmjet instrumentit COVAX, dhe do të kemi besoj lajme të mira për sasi të tjera vaksinash", tha Manastirliu.

Të fundit