Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Manchester City zbret nga froni Realin, njihuni me klubet më të vlefshme në Evropë
Manchester City është klubi më i vlefshëm në Evropë, sipas një studimi të “Football Benchmark”, i cili i vlerëson “qytetarët” në rreth 4.1 miliardë euro. Podiumi plotësohet nga Manchester United. Bie në sy fakti që në top-10 janë 6 klube angleze. Manchester City, i rikonfirmuar kampion në Premier League, u ngjit në fron për herë të parë që nga viti 2016, kur u publikua lista e parë, dhe rrëzon Realin e Madridit nga froni, “mbret” në katër vitet e fundit.
Klubi mbetëror, gjithsesi, është shumë afër City-t sa i përket vlerës, i dyti me mbi 4 miliardë.
“Football Benchmark” merr në konsideratë për këtë studim 50 klubet evropiane me më shumë të ardhura operative dhe ato që zënë 50 vendet e para në renditjen e UEFA-s.
Nëse një klub nuk i plotëson këto kritere, merren në konsideratë 30 më të parat që ndiqen më shumë në rrjetet sociale: Twitter, Instagram, YouTube, TikTok dhe Weibo që nga 1 janari. Kriteret e vlerësimit janë këto: fitimi, popullariteti, potenciali sportiv, të drejtat e transmetimit dhe pronësia e stadiumit. City ka kapërcyer pesë vende nga viti i kaluar, duke u ngjitur në majë si rezultat i të ardhurave rekord dhe potencialit më të madh sportiv.