Flash News

E-TJERA

Manchester United arrin marrëveshjen me PSG-në për mesfushorin Ugarte

Manchester United arrin marrëveshjen me PSG-në për mesfushorin

Manchester United ka arritur marrëveshje me Paris Saint-Germain për transferimin e mesfushorit Manuel Ugarte.

Sipas ekspertëve të transferimeve, Fabrizio Romano dhe David Ornstein, 23-vjeçari uruguaian së shpejti duhet të prezantohet te klubi nga Old Trafford.

PSG thuhet se ka pranuar ta shesë atë te klubi anglez për një shifër prej 60 milionë euro, duke përshirë bonuset.

Tarifa fikse do të jetë 50 milionë euro plus 10 milionë euro bonuse, ndërsa Ugarte pritet të udhëtojë drejt Mançesterit për të finalizuar transferimin. 

Të fundit