Flash News

E-TJERA

Diego Simeone triumfon në”Old Trafford”, United eliminohet nga Champions League

Diego Simeone triumfon në”Old Trafford”, United eliminohet nga

Pas disfatës në derbi me Manchester City, për Ralf Rangnick pyetja “a mund të fitojë United Ligën e Kampionëve” pasi mposhti Tottenham të shtunën, nuk duket të kishte kuptim. Dhe eliminimi i djeshëm nga Champions League do të ishte vula e humbjeve të United.

Premtimet e Manchester United u rrënuan nga Atletico Madrid. United ka përparuar vetëm dy herë në raundet eliminatore të Ligës së Kampionëve që nga ecuria e tyre në finale në 2011 dhe, në këto dy ndeshje, ata ishin të dytët më të mirët.

United nuk mundi të gjente hapësirat apo momentin e ‘magjisë’ që u nevojitej për të anuluar goditjen me kokë të Renan Lodit në minutën 41’. Lodi arriti të rrëmbente mirë një korsim nga Antoine Griezmann duke shkundur rrjetën e De Gea.

Performanca e United dhe fërshëllima e fundit e bilbilit të arbitrit, acaroi tifozët në tribunë të cilët filluan të gjuanin me shishe drejt fushës e duke shënjestruar trajnerin e Atleticos, Diego Simeone i cili ishte nisur drejt dhomave të zhveshjes. Skuadra e Simeone ka arritur në çerekfinale.

United ishte i mërzitur që gjyqtari, Slavko Vinçiç, nuk u dha atyre një goditje dënimi pak para golit. Turma vendase mendoi se Vinçiç ishte kundër tyre. Edhe zëvendësuesit që hynë në lojë në fillim të pjesës së dytë, penguan një rivënie të re të United.

Pesë ndryshimet e Rangnick në pjesën e dytë përfshinin prezantimin e Edinson Cavanit së bashku me Cristiano Ronaldon. Megjithatë, edhe pjesa e dytë rezultoi dështim. Pati vetëm një rast të pastër në minutën e 77’ që erdhi nga një goditje dënimi e Alex Telles. Ishte Raphaël Varane i cili gjuajti topin drejt portës, por dora e Jan Oblak bëri mrekulli për Atleticon.

Ky ishte momenti kur lavdia e United mori fund. Ronaldi ishte kudo, por nuk arriti dot të gjente shansin e artë për të shënuar.

Të fundit