Flash News

E-TJERA

Manchester United zyrtarizon marrëveshjen me Casemiron, milionat që përfiton Real Madrid

Manchester United zyrtarizon marrëveshjen me Casemiron, milionat që

Mesfushori Casemiros do të jetë blerja e radhës e Manchester United.

Arritja e marrëveshjes në mes të palëve të përfshira për kalimin e Casemiros në “Old Trafford” është njoftuar nga vetë Manchester United në faqen zyrtare.

Manchester United është i kënaqur të njoftojë se klubi ka arritur marrëveshje me Real Madridin për transferimin e Casemiro. Casemiro ka luajtur mbi 500 ndeshje profesionale, duke përfshirë 63 në nivel ndërkombëtar për Brazilin.

Ai ka fituar 17 trofe të mëdhenj në karrierën e tij të shkëlqyer, duke përfshirë pesë tituj të Ligës së Kampionëve dhe Copa American. Të gjithë mezi presim të shohim Casemiro në Old Trafford”, ka shkruar Manchester United.

Lojtari do të firmosë një marrëveshje katërvjeçare, teksa kampionët në fuqi të Spanjë dhe Europës, do të përfitojnë rreth 70 milionë euro nga shitja e 30-vjeçarit brazilian.

Të fundit