Flash News

E-TJERA

Mandati i Belerit, Bushati: Sot kuptuam se drejtësia e re është në dorën e Ramës

Mandati i Belerit, Bushati: Sot kuptuam se drejtësia e re është

Analisti Andi Bushati komentoi vendimin e KQZ, duke i hequr Fredi Belerit mandatin si kryetar i bashkisë së Himarës. 

Në Syri tv, ai u shpreh se sot u kuptua se drejtësia e re është totalisht në dorën e Edi Ramës. 

“Ajo që pamë sot në komisionin qëndror të zgjedhjeve tregon gjithë fallsitetin e debatit që na ndjek që nga maji i kaluar, pra kur ka parë paraqitjen e Blerit në Komisionin e Zgjedhjeve çdo qytetar që e ka ndjekur këtë gjë sado pak, ka thënë që e shikon sa e lehtë paska qenë që çeshtje të zgjidhej?


Pra, Beleri betohej dhe e linim të shkonte në burg, pro fakti që Beleri nuk u la nga drejtoria e burgjeve të merrte leje, tregon se kush ishte autori I vërtetë I burgosjes.

Pra autori i vërtetë i burgosjes së tij , ka qenë ai , që e ka thënë me fjalët e tij, kryeministri Rama. Dhe edhe këtu nuk ka ndonjë mister të madh, se nuk kishte shqiptar që nuk e dinte që ai u burgos me urdhër të Ramës dhe gjithçka ishte një proces i derigjuar politikisht.

Por këtu akuza më e madhe bëhet për SPAK- un sepse tani në GJKKO , kjo drejtësia e re, sot kuptuam edhe njëherë që është totalisht në dorën e Edi Ramës, sepse u tregua vullneti për ta pasur peng Belerin ishte një vullnet politik”, tha Bushati.

Të fundit