Flash News

E-TJERA

Mandati i tretë/ PS nis largimin e drejtorëve të përgjithshëm, kategoritë që rrezikojnë

Mandati i tretë/ PS nis largimin e drejtorëve të

Partia Socialiste do të nisë një reformë të thellë në administratën publike, duke larguar pjesën më të madhe të drejtorëve të përgjithshëm dhe rajonalë.

Burime nga PS thamë se në sitën e luftës antikorrupsion do të kalojnë të gjithë drejtorët dhe procedurat tenderuese që janë zhvilluar në institucionet publike të vendit. Të njëjtat burime thanë për ‘Panorama’ se reforma në administratën publike do të sjellë njerëz të rinj në krye të institucioneve në nivel qendror, rajonal dhe vendor.

Disa lëvizje të detyrueshme pritet të bëhen edhe për shkak të zgjedhjes si deputetë të drejtuesve të enteve të rëndësishme publike, por lëvizje pritet edhe në drejtori të tjera.

Benet Beci, drejtor i Korporatës Elektro-energjetike fitoi mandatin e deputetit në qarkun e Shkodrës dhe në vend të tij kreu i qeverisë do të propozojë brenda pak ditësh emrin e ri në krye të këtij institucioni strategjik për vendin.

Ajet Zyberi zuri vendin e drejtoreshës së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Dallëndyshe Bici, e cila u emërua dy javë më parë zv.ministre e Mbrojtjes.

Lëvizjet pritet të prekin edhe doganat si dhe agjenci të rëndësishme shtetërore. Përtëritja e drejtuesve kryesorë të administratës publike pritet të bëhen nga kabineti aktual, ndërsa kryeministri Rama u shpreh dy ditë më parë se qeveria e re do të duhet të krijohet pas sezonit veror.    

Po ashtu, dje në Kuvend kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi se do të largohen punonjës të administratës të korruptuar që nuk u kanë dhënë shërbime qytetarëve.

Të fundit