Flash News

E-TJERA

Mandati i Xhaçkës, Gjykata Kushtetuese: Vendimi ynë nuk u zbatua nga Kuvendi

Mandati i Xhaçkës, Gjykata Kushtetuese: Vendimi ynë nuk u

Gjykata Kushtetuese ka deklaruar se Kuvendi nuk ka respektuar vendimin e saj lidhur me mandatin e Olta Xhaçkës.

Sipas Kushtetueses, Kuvendi ka vënë në diskutim fuqinë detyruese të Gjykatës duke mos zbatuar kërkesën e pranuar pjesërisht prej saj.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk u zbatua nga Kuvendi. Vendosëm pranimin pjesërisht të kërkesës. Gjykata sot konstatoi se vendimi i saj numër 1 nuk është ekzekutuar nga Kuvendi. Gjykata vlerësoi se përmes vendimit në 11.04.2024, Kuvendi i Shqipërisë ka vënë në dyshim fuqinë detyruese të saj.

Gjykata theksoi se vendimet e saj kanë efektet dhe forcën e ligjit, asnjë organ nuk i vendos diskutim dhe aq më tepër të mos pranojë t’i zbatojë. Kuvendi mbart detyrimin për ekzekutimin e vendimit”, tha ajo.

Të fundit