Flash News

E-TJERA

Manipulimi e votës me pamje, Abazi: E kanë mbrojtjen nga lart, po heshtin dhe ndërkombëtarët

Manipulimi e votës me pamje, Abazi: E kanë mbrojtjen nga lart, po

Kandidati i pavarur të  lëvizjes Vetëvendosje për Tiranën, Boiken Abazi, që nuk arriti të siguronte mandatin e deputetit deklaron se personat në videot e publikuara ku shfaqen duke manipuluar fletët e votimit nga zgjedhjet e 25 prillit e kanë mbrojtjen nga lart.

Ndërsa ishte i ftuar në ABC, Abazi ka komentuar dy videot e publikuara nga Vetëvendosje gjatë procesit të numërimit, një nga Tepelena e një nga Gjirokastra, në të cilat shfaqen numëruesit duke deformuar votën e qytetarëve.

Mungesa e reagimit nga të gjitha palët e mundshme pas publikimit të këtyre videove, për kandidatin e pavarur të VV për Tiranën, tregon se në vend kemi një liberalizim të krimit.

 “Kanë kaluar shumë ditë, javë. Nuk është marrë asnjë masë. Ata që janë kapur në flagrancë ndoshta sot kanë marrë e shpërblim për punën e shkëlqyer që kanë bërë. Në video duket se ndihen shumë të lirë. Kjo nuk mund të bëhej pa bashkëpunim.”

Boiken Abazi vuri theksin tek heshtja, që sipas tij ka pllakosur pas publikimit të videove. Sipas tij, minimalisht partitë duhet të ishin distancuar.

“Kjo databaza e patronazhimit tregon që kemi një demokraci të kontrolluar nga mafia. Në këto 30 vite, një kalim nga diktatura te liberalizimi i krimit.  Ajo databaza është simptomë e patronazhimit strukturor kriminal në Shqipëri… Heshtja që ka pllakosur që prej se në kemi shpërndarë këto video, partitë, SPAK…Kjo tregon se kjo shkon deri lart, ata e kanë mbrojtjen nderi lart. Nëse këta nuk bëhen shembuj, pse të dalin njerëzit të votojnë?”, thotë Abazi.

 

Të fundit