Flash News

E-TJERA

Manipuluan votat e 25 Prillit/ Cilët janë numëruesit e kallëzuar nga KQZ-ja

Manipuluan votat e 25 Prillit/ Cilët janë numëruesit e

Komisioni Qendrori Zgjedhjeve ka çuar në Prokurorinë e Tiranës, 67 numërues të cilët janë kapur me shkelje gjatë procesit të numërimit të votave në zgjedhjet e 25 Prillit.

Numrin më të lartë të shkelësve e mban Tirana, ku janë identifikuar 21 numërues që akuzohet se kanë hequr ose kanë shtuar votat për subjekte apo parti të caktuara. Ndërsa janë bërë publikë edhe emrat e numëruesve të cilët janë kallëzuar penalisht nga KQZ-ja.

“Gjatë procesit të këqyrjes së mëparshme të fletëve të votimit rezultoi se anëtarët e grupeve të numërimit që kanë numëruar votat për këto qendra, kanë shënuar në tabelën e rezultatit të grupit të numërimit numër më të vogël votash apo më shumë kandidatë të subjekteve zgjedhore dhe numër më të madh votash për një apo më shumë kandidatë të të njëjtit subjekt zgjedhor krahasuar me numrin real të votave që u gjet në kutinë e votimit. Në këto kushte KQZ vendosi të bëjë kallëzim penal ndaj shtetasve të sipërcituar me detyrë anëtarë të grupeve të numërimit. Kërkojmë nga ana juaj ndjekjen penale ndaj shtetave me detyrë anëtarëve të grupeve të numërimit të votave në qendrën e votimit pasdi ka indicie se kanë konsuar elementë të veprës penale të parashikuar nga neni 326 i kodit penal për falsifikimin e materialit zgjedhor dhe rezultatit të zgjedhjeve”, thuhet në shkresën e KQZ.

Emrat e kallëzuar 

Pëllumb Brusha

Lavdi Kajmaku

Ervin Kajo

Eraldo Kazija

Indrit Laçi

Oen Nallbani

Sajmir rushit

Dritan Kerri

Ervis Mansaku

Arjan Tafa

Besmir Gaxha

Alti Elezaj

Enri Durmishi

Erisa Fero

Eda Begaj

Besjana Heremi

Klevis Sorra

Emirjan Hasa

Blerta Nure

Dritan Dango

Krisa Lani

 

Të fundit