Flash News
Identifikohet autori i vrasjes në Ndroq, ngjarja dyshohet se ndodhi për pazare d*oge
Vrasje në Ndroq/ Identifikohet viktima, autori lëvizte me një "Benz" të zi
Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, një i vrarë
Qëlloi me kallashnikov duke terrorizuar banorët, arrestohet 44-vjeçari në Selenicë
Zbulohet një bazë e prodhimit të vajit të kanabisit, arrestohet 35-vjeçari
Manjani: Administrata amerikane ka bërë dëme të jashtëzakonshme në Shqipëri
Avokati Ylli Manjani ka folur për zgjedhjet presidenciale që po mbahen në SHBA.
Në Syri Tv, Manjani u shpreh se vitet e fundit administratat amerikane kanë bërë dëme të mëdha në Shqipëri, duke nënkuptuar mbështetjen ndaj Edi Ramës.
"Unë kam një zhgënjim shumë të madh nga demokracia e këtyre viteve të fundit, nga kriza esenciale që ka perëndimi, përfshirë dhe SHBA, veçanërisht nga goditja esenciale që i ka bërë disa vlerave të shtetit, të së drejtës, të kulturës politike në tërësi, demokracia liberale.
Kam parasysh këtu që Europa është e zhytur në këtë lloj moçalishte, por edhe SHBA-të që kanë ardhur nga kjo lloj kulture, them që mua më kanë zhgënjyer realisht dhe e kam humbur interesin personal.
Kur shoh atë Kamala Harris, nuk gjej asnjë dallim nga Elisa Spiropali, ashtu si kur shoh këtë Donald Trump nuk shoh asnjë ndryshim nga ndonjë personazh, kë të doni ju.
Nuk më intereson fare në këtë pjesë, edhe për një arsye tjetër se në raport me Shqipërinë të dyja administratat, edhe Republikane dhe Demokrate, kanë bërë dëme të jashtëzakonshme", tha Manjani.