Flash News

E-TJERA

Manjani analizon ndryshimet e Kodit Zgjedhor: Deputetë do bëhen vetëm servilët

Manjani analizon ndryshimet e Kodit Zgjedhor: Deputetë do bëhen

Juristi Ylli Manjani ka analizuar teknikalitetin e ndryshimit në Kodin Zgjedhor sa i përket ndarjes së listave zgjedhore në dy pjesë.

I ftuar në Euronews Now, ai tha se kjo ndarje nënkupton që në zgjedhjet e ardhshme partitë do të duhet të paraqesin dy lista, të cilat Manjani i analizoi si meposhte:

“Tashmë partitë nuk do çojnë një listë me kandidatë të paravendsour,por dy lista. Një me emrat e listës së mbyllur dhe një listë e dytë me 6 emra nëse supozojmë që bëhet fjalë për 6 mandate në total. E reja është që në listën e dytë do votohet me votë preferenciale, kurse tek e para me mjafton të votohet subjekti. Problemi është që partia duhet të ketë 30% të votave në qark që të justifikojë emrat tek lista e mbyllur, bretku ju bie atryre që do duhet të punojnë për vota tek lista e dytë.”

Në vazhdim të analizës së tij, Manjani i ka cilësuar kandidatët që do jenë pjesë e listës së mbyllur si “të privilegjuarit” e partisë.


Me shumë gjasa nga çfarë kemi parë deri më sot tek lista e mbyllur do jenë emrat e enturazhit të partive ose thënë ndryshe do jenë të zgjedhur barku i Shën Mërisë, qëndrestarët dhe besnikët e kryetarit të partisë.” –u shpreh juristi.

Sipas Manjanit, edhe ata që janë pjesë e lsitës së mbyllur do të duhet që të luftojnë që subjekti partiak që ata përfaqëssojnë të kap 30% të votave në një zonë zgjedhore të caktuar. Nga ana tjetër, kandidatët e listës së hapur veç 30 përqindësh-it plus edhe vota preferenciale shtesë.

Këtë ndryshim në Kodin Zgjedhor, Manjani e ka konsideruar si nisejn e një lufte të brendshme mes kandidatëve të një partie.

Të fundit