Flash News

E-TJERA

Manjani: Basha të bëjë transparencë burrërisht, demokratët duhet të dinë pse humb

Manjani: Basha të bëjë transparencë burrërisht,

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani u shpreh se kreu i opozitës Lulzim Basha duhet t’iu japë shpjegim demokratëve se pse i ka humbur zgjedhjet.

I ftuar në “A Show” në Syri Tv, Manjani tha se kreu i PD-së duhet të tregojë veten duke bërë transparencë me ata që e kanë zgjedhur në krye të postit.

“Çështja është nëse Basha do rrijë apo do iki nga PD. Nëse Basha do që të rrijë në PD, duhet të ketë besimin e anëtarëve të Partisë Demokratike. Unë mendoj se Basha ka rol ende për të luajtur në PD, por jo detyrimisht si kryetar partie. Basha duhet të shpjegojë sjelljet e tij politike përpara demokratëve. Demokratët kanë të drejtë t’i kërkojnë Bashës pse humb zgjedhjet. Basha duhet të bëjë transparencë me veten burrërisht. Basha po humb zgjedhje dhe këtë realitet a na e ndryshon Kuvendi i datës 18 dhjetor. Basha duhet të konfirmojë veten si kryetar, se politika ka nevojë për pak nevojë burrërie, se gënjeshtra nuk shkon përherë”, deklaroi Manjani.

Të fundit