Flash News

E-TJERA

Manjani ironizon ‘7 Marsin’: Gëzuar mësuesve të dalluar që na mësuan si shkatërrohet shteti për pushtet

Manjani ironizon ‘7 Marsin’: Gëzuar mësuesve të

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka ironizuar Ditën e Mësuesit referuar ngjarjeve të fundit në arenën politike.

Në një postim në Facebook, Manjani ‘falënderon’ kryeministrin Edi Rama si një profesor që rilindi komunizimin, ish-zyrtarin e FBI McGonigal që i dha shtysë shpalljes ‘non-grata’ të krydemorkatit Berisha, për të vijuar deri te Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj.

Manjani thotë se të gjithë këta faktorë i mësuan popullit shqiptar se si hiqet demokracia e një vendi.

Postimi:

Urime, urime, urime!

Gëzuar festën e mësuesit:

prof Edi Ramës, që na rilindi komunizmin;

dr të shkencave pedagogjike Mcgonigal, për aplikimin e nongratave me pagesë;

Sudes, zyshës së palodhur diplomatike të propagandës;

Lulzimit dhe veçanërisht Autorizimit, mësuesve të dalluar të nxitjes së përçarjes së shqiptarëve për llogari të pushtetit.

Të gjithë këta na mësuan se si i hiqet demokracia një vendi. Si i hiqet vota e lirë një populli. Si hiqet edhe populli nga territori i shtetit të vet. Si shkatërrohet shteti për pushtet absolut...

Ptu!

Të fundit