Flash News

E-TJERA

Manjani ironizon hapjen e kutive të Himarës: Si vendim gjykate i Venezuelës

Manjani ironizon hapjen e kutive të Himarës: Si vendim gjykate i

Juristi Ylli Manjani ka ironizuar vendimin e KAS për hapjen e kutive të votimit të Himarës.

Në një postim në Facebook, Manjani ka paralelizuar Himarën me votimet në Venezuelë, që sipas tij njëjtë si Maduro, edhe Rama po i ‘tregon’ botës se kemi të bëjmë me proces të rregullt zgjedhor.

"Ky vendimi i KAS(KQZ) për të hapur kutitë në Himarë, më ngjan si vendimi i gjykatës së Venezuelës, që medemek ka bllokuar rezultatin e votimeve të Maduros atje.

Me atë rast i tregohet mbarë dynjasë se kemi të bëjmë me proçes të rregullt, me shtet e me rregulla.. hë hë hëëëëë.

Me vendime, me institucione e gjykata biles.

Të gjorët Maduro e Tavo thuaj...", shkruan Manjani.

Të fundit