Flash News

E-TJERA

Manjani ka një thirrje për Ahmetajn: Shko në Parlament, bëj transparencën e çdo qindarke

Manjani ka një thirrje për Ahmetajn: Shko në Parlament, bëj

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ka drejtuar një thirrje Arben Ahmetajt, pasi SPAK dorëzoi në Kuvend kërkesën për arrestimin e ish-zvendëskryeministrit.

I ftuar në “Top Story”, Manjani tha se Ahmetaj duhet të paraqitet në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe të tregojë gjithçka që ka për të thënë. Manjani e ftoi Ahmetajn të bëjë transparencë dhe të tregojë gjithçka që di për miqtë e tij.

Ai tha se Ahmetaj është një nga personat më me rëndësi që di se çfarë ka ndodhur.

“Nesër është një ditë shumë e rëndësishme për transparencën në vend, dhe autori i kësaj transparence është Arben Ahmetaj. Unë kam një këshillë personale dhe miqësore në qoftë se më dëgjon. Ben, shko nesër bëj transparencën. Je njeriu më i rëndësishëm i 10 apo 11 viteve të fundit. Çdo qindarkë që ka lëvizur ky shtet, ti je dëshmitar dhe e di se çfarë ka ndodhur. Ti e di se ku janë. Shko nesër dhe bëj transparencën. Ky është gjyq, ky është hetim. Lëri pastaj ato përrallat me tha ky, tha ai.

Je njeriu më i rëndësishëm, shko nesër dhe bëj transparencën në Parlament. Filloje nga miqtë dhe shokët e tu. Thuaj të vërtetën.

Nesër është dita jote Arben Ahmetaj. Shko në parlament, thuaj çke për të thënë, bëj transparencën e çdo qindarka financiare që ka derdhur ky shtet ku ti je dëshmitar. Je njeriu më i rëndësishëm i këtij shteti, numri dy. Dhe nuk mund të tallet do kush do me numrin dy. Në qoftë se nuk e bën, je fajtor”, tha Manjani.

Të fundit