Flash News

E-TJERA

Manjani kundër sulmeve personale ndaj Berishës: Ai është në partinë e vetë, të mbyllin "haletë" dhe ta pranojnë faktin

Manjani kundër sulmeve personale ndaj Berishës: Ai është

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani është shprehur kundër sulmeve personale në drejtim të ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai thekson se me kritikat ndaj tij si politikan dhe mund të pajtohet, por jo me "kritikë të pajtuar me rroga të majme si dhe bashibozukë të ish kryetarit Lulzim janë bërë bashkë thjesht nisur nga motive personale".

Manjani nënvizon se që Berisha tashmë është në partinë e vetë është fakt dhe jo opinion. Sipas ish-ministrit, individët që nuk e deshën duhet ta pranojnë këtë fakt. Ai shton se askujt nga mbështetësit e kryedemokratit nuk i bëhet vonë për "fatin" e PD.

"Tani ai është në Partinë e vet. Aty ku nuk e deshën… Do t’u duhet thjesht të mbyllin haletë dhe ta pranojnë faktin siç është. Askush nga kritizerët e Berishës nuk e ka real shqetësimin për fatin politik të PD! Kot shtiren! Kush do, le të vijojë të luajë lojën e ka kush e ka…fajin. Fundja gjithë ato rroga të mëdha për këtë punë jepen…", shkruan ndër të tjera Manjani.

Të fundit