Flash News

E-TJERA

Manjani: Maksimumi që mund të bëj Basha, të krijojë një LSI brenda PD

Manjani: Maksimumi që mund të bëj Basha, të krijojë

Ish-ministri Ylli Manjani pohon se Lulzim Basha është gjithnjë e më shumë në rënie dhe në këto kushte nuk mund të fitojë asnjëherë, pasi opozita që ai drejton ka sjellë vetëm dëme kundrejt opinionit publik.

I ftuar në ‘Barometri Politik’ në Euronews Albania, Manjani tregoi se maksimumi që mund të bëjë kreu i opozitës, është krijimi i një LSI-je brenda PD-së.

“Një qeveri me origjinë nga komunizmi nuk merr vendime të tilla dhe ja lë këto partisë së djathtë. Kjo është e rrezikshme, dëmin në interesin publik dhe atë demokratik kjo opozitë e ka konsumuar. Lideri nuk bëhet kurrë lider kur falsifikon fjalët e veta, këtë vetëm Basha e ka bërë. Ndaj ka rënë në pikiatë për shkak të kontributit negativ që ka në interesin publik. Maksimumi mund të bëjë ndonjë LSI në të djathtë. Opozita duhet ta ndajë sa më parë kë ka udhëheqës”, tha Manjani.

 

Të fundit