Flash News

E-TJERA

Manjani: Më shumë se një vizë amerikane në pasaportë, Lulzim Bashës i duhet një avokat. Apo do ta mbrojë Rama?

Manjani: Më shumë se një vizë amerikane në

Juristi dhe ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani këshillon kreun e PD, Lulzim Basha se më shumë se një vizë amerikane në pasaportë, sot i nevojitet një avokat i mirë.

Në një status në Facebook, Manjani shkruan se nëse Nick Muzin ka dëshmuar para autoriteteve hetimore amerikane, ajo dëshmi është shkak i plotë ligjor për të riçelur hetimin penal në Shqipëri. ndaj shton se kush ia do të mirën Bashës, duhet ta këshillojë të gjejë një avokat të mirë.

 “Lulzim Bashës më shumë sesa një vizë amerikane në pasaportë i duhet një avokat. Dhe i mirë madje!

Nëse Nick Muzin ka dëshmuar para autoriteteve hetimore amerikane, ajo dëshmi është shkak i plotë ligjor për të riçelur hetimin penal në Shqipëri. Herët a vonë kjo do ndodhë.

Nuk ka diplomaci në botë që zhduk prova të autoriteteve hetimore e gjyqsore! Mund ti përdorin përkohësisht për interesa të çastit, por kaq. Sepse siç i fshehin për një interes, ashtu edhe i çojnë në vend po për interes…

Ndaj kush ja do të mirën Lulit duhet ta këshillojë të gjejë një avokat të mirë.

Se edhe Atë që e mbrojti deri në fund e përzuri me vendim të jetës së tij.

Apo do ta mbrojë Rama!

I duhet AVOKAT”, shkruan Manjani.

Të fundit