Flash News

E-TJERA

Manjani: Ndërhyrje në procesin zgjedhor, opozitën e lanë pa numërues

Manjani: Ndërhyrje në procesin zgjedhor, opozitën e lanë pa

Juristi dhe ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se janë bërë ndërhyrje në procesin e administrimit të zgjedhjeve.

I ftuar në Euronews Albania, sipas Manjanit, vendimi i Gjykatës së Apelit është një vendim fashist, pasi e anashkalon opozitën nga pjesëmarrja në zgjedhje me komisioner, me numërues dhe me logo.

Gjithashtu Manjani shtoi se kjo do të përbente një pengesë për zgjedhjen duke qenë së opozita edhe pse do futet në garë, nuk do mundet të ketë numërues të saj.

“Më vjen keq vetëm që ndërhyrjet që janë bërë në procesin e administrimit të zgjedhjeve duke anashkaluar opozitën reale nga pjesëmarrja në zgjedhje me komisioner, me numërues, me logo dhe me çdo gjë ka ardhur për shkak të ndërhyrjes dhe të vendimit fashist.

Vendimi i gjykatës së Apelit ishte fashist, i natyrës fashiste. Kjo do e pengojë garën, sepse ti hyn në garë dhe nuk numëron dot votën”,-tha Manjani.

 

Të fundit