Flash News

E-TJERA

Manjani: Në Shqipëri vijnë investitorët e huaj, por gjejnë një shtet të korruptuar

Manjani: Në Shqipëri vijnë investitorët e huaj, por

Juristi Ylli Manjani ka folur edhe për investimin e premtuar në ishullin e Sazanit.

I ftuar në Syri tv, Manjani deklaron se në Shqipëri investitorët përballen me shtetin e korruptuar.

‘Ka investitorë plot sot, përgjithësisht që vijnë nga lindja dhe bota arabe ka shumë dhe sjellin projekte që mund të bëhen në Ballkan në Shqipëri. Se këto projekte nuk i bën dot në Itali, se ka histori, ka kulturë, etj., nuk i bën dot në Spanjë dhe Portugali.

Janë shumë më të virgjëra në kuptimin e investimit, shtete si Shqipëria. Por shtete si Shqipëri kanë një problem shumë të madh, janë të korruptuar dhe ti je investitor. Si do të trokasësh në derën e një të korruptuari. Të mirëpret, por të krijon një klimë pasigurie të frikshme.

I thyen biznesmenit 60 kocka atij që bëri Porto MonteNegron në Mal të Zi.

Erdhi investitori nga bota arabe, donte të bënte resort me 8 yje plus, iku çau ferrën në Mal të Zi, se trokiti këtu, por e çuan te sekseri. Sepse kushdo i huaj që ka ardhur në Shqipëri i kemi thënë, ik me filanin, me fistekun.

Arabi erdhi këtu sepse ka parë rastin pararendës, por ka shkuar dhe ka paguar komisionin legalisht tek dhëndëri i Vipit. Ka paguar komisionin dhe dhëndërri i Vipit, do të përdorë edhe autoritetin politik për të ju thënë këtyre legenëve, që jeni legenë dhe as korrupsion nuk meritoni.

Kjo është e vërteta e kësaj dhe ky është turp i madh për ne si komb, si shtet, si qeveri. Kjo është të ulësh kokën atje ku nuk ngrihet më’, deklaroi Ylli Manjan. 

Të fundit