Flash News
Shqiptari plagoset rëndë në Greqi, niset me urgjencë drejt Athinës
Punonjësi i policisë ra nga pallati në Tiranë, AMP: Nuk ka pretendime nga efektivi për presion
Gjendet pa shenja jete 36-vjeçari në Durrës, dyshimet e para nga policia
Policia zbulon laborator dr*ge sintetike, arrestohen 13 shqiptarë në Belgjikë
Rriten lehtë temperaturat, si parashikohet moti në fundjavë
Manjani: Nuk ka një hetim pasuror ndaj Veliaj, por ndaj vëllait të tij
Juristi i njohur, Ylli Manjani foli mbi kontrollin e ushtruar nga agjentë të BKH në banesën e kreut të bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, ende pa patur një vendim gjykate.
I ftuar në Euronews Albania, sipas Manjanit nuk ka një hetim pasuror ndaj Erion Veliaj por ndaj vëllait të tij.
“Unë besoj se Veliaj është pjesë e një sistemi shumë abuziv me të drejtat e liritë themelore të shqiptarëve, t’i hysh tjetrin me një batalion me policë në shtëpi për ta nxjerrë nga shtëpi, abuzive është. Ka kontribuar me sjelljen e tij në këtë shtet abuziv por unë nuk mendoj se një abuzim duhet luftuar në mënyrë abuzive.
Është gënjeshtër e madhe që është urdhëruar kontrolli i Veliajt, është urdhëruar kontrolli i pasurive të vëllait të Erion Veliajt. Në çfarë ligji mbështetet kjo? Nuk ka një hetim pasuror ndaj kryetarit të bashkisë Tiranë, flas me letrat e vulosura.
Është urdhëruar jo kontrolli i banesës së Veliajt, por kontrolli personal i zonjës Ajola Xoxe. Nuk është urdhëruar marrja e celularit nga gjykata, si kanë shkuar? Nuk ka qenë vendim gjykate, ka qenë 2 gisht letër, është shkurtim vendimi. Ku ka shkurtim vendimi te jeta private, do japësh arsye pse i shkon tjetri në shtëpi”, tha Manjani.