Flash News

E-TJERA

Manjani: Prokurorët e SPAK, sot u kapën në flagrancë nga Berisha

Manjani: Prokurorët e SPAK, sot u kapën në flagrancë nga

Juristi Ylli Manjani deklaron se kreu i PD, Sali Berisha duhet të kishte shkuar që në fillim në SPAK dhe deri tani do e kishte sfumuar këtë situatë.

Sipas juristit, i ftuar në Syri tv, prokurorët e SPAK janë kapur në flagrancë ditën e sotme nga Berisha, pasi kanë menduar se nuk do të shkonte dhe do ti injoronte.  

ManjaniKam pasur bindjen dhe sot më është forcuar kjo bindje, që doktori nqs do e kishte bërë këtë gjë që ditën e parë, tashmë do e kishte sfumuar këtë gjë. Unë e kam sugjeruar këtë gjë sepse di anën tjetër. Çfarë është ana tjetër?

Prokurorët që në vite u është dashur që të komunikojnë me Berishën për shkaqe procedurale, të gjithë kanë këtë impresion, është i pakapshëm, është imponues. Dhe kjo është pushteti real i një njeriu dhe atëherë përdore sepse kjo është gjëja. Nuk ka prokurorë sot që të pyesi Berishën, nuk ka këllqe.

Unë do preferoja këtë skenar. Qoftë dhe për të shkuar dhe për ti thënë kaq gjykatës, që çfarë jeni ju, jeni mbi kushtetutën? Kaq, iku, mbaroi. Këto janë disa gjëra që janë një moment.

Liderat politikë që kanë një përvojë të gjatë, e kanë mundësinë e imponimit. E vetmja mënyrë është përballja.

Mendoj se ata janë kapur në flagrancë sot sepse kanë menduar se nuk do u shkonte. Kanë menduar që Saliu s’vjen, dihet që Saliu na injoron.

Unë insistoj te kjo gjë, ballafaqimi është mënyra e duhur.

Çdo gjë është ndërtuar mbi një shtrat jolegal.

 

Të fundit