Flash News

E-TJERA

Manjani: Qeveria vjedh me ligj. Ta mbledhim mendjen, kush punon në shtet të bëjë ca muaj burg

Manjani: Qeveria vjedh me ligj. Ta mbledhim mendjen, kush punon në shtet

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka arritur në përfundimin se qeveria vjedh me ligj duke administruar, para prona dhe interesa të publikut.

Në një postim në Facebook, Manjani shkruan se pavarësisht kostove që i fat7urohen publikut, qeverinë nuk e kap asnjëherë ligji korrupsionit. “Asnjë anëtar i qeverisë, asnjë vendim i saj nuk gjendet sot e as kurrë më parë nën një akuzë penale për korrupsion”, shkruan Manjani.

Nga ana tjetër, akuzat i hedh edhe mbi SPAK-un, si një organ i ngritur për korrupsion të nivelit të lartë, por që sipas Manjanit, SPAK jo vetëm që nuk po fakton korrupsionin, por duket se po e favorizon atë.

Postimi i plotë:

Qeveria është e korruptuara më e madhe. Ky është definicion dhe realitet.

Qeveria administron para, pronë e interesa të publikut. Një vendim i keq, i gabuar apo i qëllimshëm në dëm të interesit publik i kushton këtij të fundit miliona. Shihni raportet vjetore të KLSH dhe do bindeni.

Mirëpo qeveria megjithse dëmton rëndë dhe shumë rëndë interesin e pasurinë e publikut nuk e zë asnjëherë ligji i korrupsionit. Përkundrazi, qeveria është njësh me vetë ligjin. Pra të themi vjedh me ligj…

Ligji i antikorrupsioni ama, i tregohet me rreptësi të gjithë të tjerëve që maksimumi, për shkak të kulturës së bakshishit dëmtojnë një interes privat, kurrë aq të madh sa ç’e dëmton qeveria.

Këtu qëndron dhe thelbi i padrejtësisë i sistemit tonë të ndjekjes penale.

Asnjë anëtar i qeverisë, asnjë vendim i saj nuk gjendet sot e as kurrë më parë nën një akuzë penale për korrupsion.

SPAK, në fakt u krijua për këtë korrupsion të nivelit të lartë.

Jo me këtë korrupsion që nuk merret por as me korrupsionin rutinë të bakshisheve nuk po qullosin gjë. Nuk ka asnjë nën një akuzë me prova evidente korrupsioni. Asnjë!

SPAK, në fakt, ka ngritur vetëm akuza për vepra që janë në thelb të ndëshkueshme administrativisht. Akuzat e ngritura justifikohen vetëm formalisht, sepse këto veprime i kriminalizon në mënyrë idiote Kodi Penal.

SPAK jo vetëm që nuk po fakton korrupsionin, por arbitrarisht po krijon kulturën e mospranimit të provave bindës që servirin të akuzuarit.

Abuzimi nuk është mjet efikas për të luftuar korrupsionin, sepse abuzimi qëndron në themel të çdo akti korruptiv!!!

Kjo llogjikë vlen edhe për dashnorët diplomatë që mbështesin çdo abuzim me ligjin për të patur rezultate propagande.

Nëse duam të luftojmë vërtetë korrupsionin duhet të kontrollojmë qeverinë nga mëngjesi në mëngjes.

Nëse duam të luftojmë me bakshishin unë them ta bëjmë burgun si dikur ushtrinë, me detyrim. Ta mbledhim mendjen që kush punon në shtet duhet të bëjë me detyrim edhe ca muaj burg…

Kështu i mbyllim edhe gjykatat se skanë çna duhen më…

****

Meqë ishte dhe dita botërore e antikorrupsionit…

E kam patur dhe shprehur këtë ide edhe kur kam shërbyer si anëtar i qeverisë.

 

Të fundit