Flash News

E-TJERA

Manjani: Rilindasit e vërtetë po rrotullohen në varr nga politikat përçarëse të Ramës

Manjani: Rilindasit e vërtetë po rrotullohen në varr nga

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka ironizuar situatën politike dhe administrative të Shqipërisë.

Manjani kritikoi ashpër hapjen e debatit mbi shtetin brenda shtetit, duke u shprehur se kjo temë është përçarëse dhe pa logjikë për një politikan që e konsideron veten si pjesë e Rilindjes.

Sipas tij, rilindasit e vërtetë promovonin një Shqipëri të bashkuar, ndërsa Rama, në mënyrë ironike, promovon një shtet "brenda shtetit" të Baba Mondit, duke krijuar një përçarje fetare mes myslimanëve dhe të krishterëve.

POSTIMI I PLOTË

Është e paimagjinueshme sa shtete brenda shtetit, republika e principata mund të krijoheshin në këtë piç vend!

E sigurtë është që Ed Ramës do ti ngelej vetëm shteti i Surrelit.

Shkodra, Lezha, Mirdita, Mati, Tropoja, Durrësi, Kruja, Elbasani, Korça, Sarandë-Himarë-Dropulli, Vlorë -Tepelena dhe Berati, të gjitha këto kanë traditë vetëqeverisëse vetë ose me të huaj.

Venediku, Franca, Italia, Greqia e Turqia, nga njëra anë si dhe Bushatlinjtë, Markagjonët, Kastriotët, Muzakajt, Zogolli etj nga ana tjetër kanë lënë tradida vetqeverisëse shumë më të forta se gjyshata e Baba Mondit.

Edhe princit i Libofshës i takon një copë myzeqe,aq sa do ta lejonin Muzakajt e Beratit, se ka mbështetje në rrjetet sociale... [????]

Sinqerisht nuk e kuptoj llogjikën reale të një politikani që, për më tepër e quan veten Rilindas, të rihapë një temë kaq përçarëse sa kjo e shtetit brenda shtetit.

Rilindasit e shkrete promovonin Shqipërinë unike dhe shqiptarinë si fe unike. I rilinduri Ramë promovon shtetin brenda shtetit të Baba Mondit, shtet muslimanësh kundër muslimanëve dhe në zili ndaj të krishterëve!!

Rilindasit e vërtetë janë duke u rrotulluar nëpër varret e tyre nga sikleti.

Deri tek tërheqja e vemendjes e kuptoj, por më tej ska më asnjë llogjikë.

Nejse, sidoqoftë ja vlen argalisja me budallëqe të tilla, aq më tepër që në këtë vend ku kanë mbirë trutë e gomarit gjithandej.

Në fund të fundit, siç kemi thënë, nuk na kanë hije hiç këto punët e shtetit. [????]

Të fundit