Flash News

E-TJERA

Manjani: Si ia kanë lënë celularin me vete Veliajt? Duhet ta dorëzosh te dera

Manjani: Si ia kanë lënë celularin me vete Veliajt? Duhet ta

Avokati Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë, ka ngritur pikëpyetje lidhur me mënyrën se si është thirrur në SPAK kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me aferën e inceneratorit të Tiranës.

Deklarata e Manjanit vjen pasi Veliaj postoi një thënië të Rusveltit teksa ishte në SPAK. Manjani shkruan në Facebook se celulari nuk lejohet brenda PSKA-ut, pasi dorëzohet tek dera.

“Çfarë thotë ky mo? "Më gjykoni nga reputacioni i armiqve?!” Ore, ka vajtur me avokat atje ky sot apo vetëm?! Mbase i duhet thënë se e kanë thirrur për ta pyetur e jo për ta gjykuar. Të paktën jo ende.

Nga ana tjetër, reputacioni i secilit "armik" të tij është ku e ku me reputacionin e hajnit të parave publike e pronave private në qytet. Si ia kanë lënë celularin me vete?! Se aty duhet ta dorëzosh te dera...” shkruan Manjani.

Të fundit