Flash News

E-TJERA

Manjani tregon arsyen: Pse nuk mund të shqyrtohet mandati i Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese

Manjani tregon arsyen: Pse nuk mund të shqyrtohet mandati i

Juristi dhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka treguar arsyen se pse mandati i ministres së Jashtme Olta Xhaçka nuk mund të shqyrtohet në Gjykatën Kushtetuese.

Në një intervistë për Euronews Albania, Manjani u shpreh se për rastin në fjalë është neni 70 i Kushtetutës së Shqipërisë, i cili ndalon çdo deputet të përfitojë para publike apo biznes.

Manjani tha se neni në fjalë ndalon vetëm deputetët, dhe jo familjarët apo të afërmit e tyre. Sipas Manjanit, në këto kushte gjykimi kushtetues është i tepërt.

“Unë nuk e di se çfarë ka kërkesa, realisht nuk e njoh si çështje, sepse që të jap një mendim të plotë duhet të di se çfarë ka përmbajtja. Kazusi publik është ky, pretendohet që burri i zonjës Xhaçka ka marrë një status të investitorit strategjik në jug dhe pretendohet që ka marrë dhe pronë publike me këtë rast, për ta përdorur. Për këtë arsye, Partia Demokratike instiston që zonja Xhaçka duhet të dorëzojë mandatin me arsyetimin që sipas Kushtetutës, deputetët, nenit 70 të Kushtetutës, nuk mund të kryejnë veprimtari fitimprurëse dhe të kenë përfitime nga pasuri publike. Ky është rasti.

Nëse ky është rasti dhe nuk ka asgjë tjetër, në vlerësimin tim, nuk ka vend për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. Kushtetuta e ka lidhur qartë, në mënyrë të drejtpërdrejtë, që deputeti personalisht, nuk mund të përfitojë pasuri publike dhe të ketë biznes, jo të afërmit dhe familjarët e deputetit. Neni 70 është shumë i qartë në këtë pjesë, referenca se kur shkohet në Gjykatën Kushtetuese është shumë e qartë. Pra, gjykimi kushtetues në këtë rast është i tepërt. Po të ishte ky rasti dhe me kaq fakte, unë nuk mendoj që Gjykata Kushtetuese duhet të investohej sot për të gjykuar këtë çështje. Me kaq fakte, mund të ishte një gjykim administrativ apo penal. Mund të gjykohej pafundësisht nëse është apo jo në konflikt interesi zonja Xhaçka, prapë nuk do ishte një gjykim kushtetues”, tha ai.

Të fundit