Flash News

E-TJERA

Manjani tregon si nisi “lufta” Rama-Beccheti: Kontraktuan kompaninë e Cherie Blair

Manjani tregon si nisi “lufta” Rama-Beccheti: Kontraktuan

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka treguar se si nisi “lufta” mes kryeministrit Edi Rama dhe biznesmenit italian Francesco Becchetti, që përfundoi në mbylljen e televizionit “AGON Channel” dhe gjobitjen e Shqipërisë me 120 milionë euro.

Në studion e Euronews Albania, Manjani i cili asokohe ishte ministër, tha se për rastin Becchetti u kontraktua një kompani avokatie nga Ministria e Energjetikës, e cila mori përsipër mbrojtjen e çështjeve të Becchettit në Abritrazh. Më pas, Manjani tha se u kontraktuan kompani të tjera, mes tyre edhe kompania e Cherie Blair

Kjo sipas Manjanit shkaktoi një ngërç. Ish-ministri tha se qeveria duhet të jetë në gjendje të zgjedhë kompani me marrëveshje afatgjatë duke bërë tendera të hapur.

“Sa i takon pjesës së kontraktimit të studiove të avokatisë, gjatë kohës sime nuk është kontraktuar asnjë. Asokohe unë mendoja dhe prapë mendoj se shteti duhet të jetë në gjendje të kontraktojë kompani serioze duke ndërtuar marrëveshje kuadër afatgjatë dhe pagesa të ishte mundësisht me orë pune, duke bërë kështu tendera të hapur dhe jo përzgjedhje selektive sipas qejfit të njërit apo tjetrit. Për aq kohë sa kam qenë ministër nuk lejova kurrë që të kishte procedura të posaçme.

Rasti në fjalë ka pasur një kompani të kontraktuar nga Ministria e Energjisë, kompani avoaktie dhe ajo mori përsipër të bënte mbrojtjen për çështjen të tjerë. Në periudhën e mëvonshme janë kontraktuar edhe kompani të tjera, një nga këto kompania e Bler, bashkëshortes së Tony Blair”, tregoi Manjani.

Të fundit