Flash News

E-TJERA

Manjani zbërthen 4 akuzat, sa vite mund të dënohet Veliaj

Manjani zbërthen 4 akuzat, sa vite mund të dënohet Veliaj

Avokati Ylli Manjani foli për hetimin ndaj Erion Veliajt dhe 4 akuzave që rëndojnë ndaj tij.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Manjani tha se Veliaj mund të dënohet me deri në 10 vjet burg nëse vërtetohen të 4 akuzat e ngritura zyrtarisht nga SPAK ndaj tij.

“4 akuza janë shumë, janë akuza që nëse vërtetohen, me një bashkim dënimesh pa 10-12 vjet burg nuk shpëton, nëse vërtetohen të 4 akuzat siç janë ndërtuar. Nuk është aspak normale, madje është totalisht anormale që përpara se t’i komunikohet akuza personit publikohet nga media. Ai prokuror që e ka nxjerrë këtë dhe e ka hedhur në media dje duhet të qërrohet nga sistemi sot. Kjo çështje është e paragjykuar se është gjykuar në publik, çfarë duhet të bëjë ai gjyqtari që do ketë në dorë çështjen”, tha Manjani.

 

 

Të fundit