Flash News

E-TJERA

Manovra të rrezikshme në rrugë, gjobitet me 40 000 lekë shoferi në Tiranë

Manovra të rrezikshme në rrugë, gjobitet me 40 000 lekë

Gjobitet një drejtues mjeti pas denoncimit në rrjete sociale, teksa kryente manovra të rrezikshme në rrugë,

Policia Rrugore e Tiranës kanë ushtruar kontrolle dhe kanë ndaluar automjetin që shfaqej në video. dhe kanë gjobitur shoferin me 40 000 lekë. 

Njoftimi i policisë Tiranë:

U konstatua duke bërë manovra të rrezikshme me automjet, ndëshkohet me masë administrative 40 000 lekë drejtuesi.
Policia Rrugore e Tiranës, pas denoncimit në rrjete sociale, për një drejtues automjeti që kryente manovra, kanë ushtruar kontrolle dhe kanë ndaluar automjetin që shfaqej në video.

Ndaj drejtuesit të automjetit u vendos masa administrative 40 000 lekë të rinj, sipas paragrafit 3 të nenit 139 të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Tiranës apelon që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes në raport me rregullat e qarkullimit rrugor dhe veçanërisht për të mos ndjekur nga afër dhe shfrytëzuar progresionin e lëvizjes së mjeteve të emergjencave, me sisteme zanore dhe pamore ndezur.

 

    

Të fundit