Flash News

E-TJERA

Maqedonia e Veriut mahnit azurët, Italia eliminohet nga Kupa e Botës

Maqedonia e Veriut mahnit azurët, Italia eliminohet nga Kupa e Botës

Italia do t’i mungojë Kupës së Botës. Disfata 1-0 në sfidën ndaj Maqedonisë së Veriut dje, bëri që Italia të mos kalojë raundin e ndeshjeve kualifikuese.

Maqedonia e Veriut ishte në mbrojtje pothuajse gjatë gjithë ndeshjes dhe kontrollonte vetëm  35% posedimit të topit. Ndërsa Italia realizoi 32 goditje me pesë goditje në portë, Maqedonia e Veriut bëri vetëm katër goditje.

Goli i maqedonasit Aleksandar Trajkovski, gjeti rrjetën e Italisë në minutën e 92-të për të siguruar përmbysjen titanike.

Pas Italisë, Maqedonisë së Veriut do t'i duhet të mundë Portugalinë javën e ardhshme për të siguruar vendin e saj.

Italia është katër herë kampione e Kupës së Botës, por do të humbasë turneun për herë të dytë radhazi dhe vetëm herën e tretë që nga viti 1930.

Portugalia, e cila mundi Turqinë të enjten, 3-1, do të takohet me Maqedoninë e Veriut të martën, më 29 mars.

Të fundit